Nesër hapet në Ulqin Panairi i 19-të i Librit ‘Ulqini 2019’

Panairi i 19-të i Librit në Ulqin hapet nesër mbrëmje (e premte 26 korrik 2019) në ora 20:00 me pjesëmarrje të botuesve nga vendet të rajonit.

Përmes një njoftimi për media organizatorët njoftojnë se ceremonia e hapjes do të mbahet në shëtitoren e Plazhit të vogël, ku pritet të marrin pjesë si të ftuar nderi dy shkrimtarë të njohur në nivel ballkanik e më gjerë: Fatos Kongoli dhe shkrimtari malazez Ballsha Bërkoviq.

Në ceremoninë e hapjes së panairi pritet të marrin pjese edhe zyrtarë shtetërorë të Mali të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Panairi do të zgjas deri më  31 korrik 2019 dhe marrin pjesë rreth 50 shtëpi botuese nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja Hercegovina.

Përveç ekspozimit të librave gjatë këtij panairi do të mbahen edhe aktivitete tjera, si takim me shkrimtarë e ftuar që do të mbahen në Kalanë e Qytetit në natën e dytë të panairit, si dhe ndarja e çmimeve të këtij të panairit, Çmimi Letrat “Liburnia”, që jepet për veprën më të mirë në prozë mes dy panaireve dhe  çmimin “Dega e ullirit” që jepet për veprën më të mirë për fëmijë botuar mes dy panaireve.

Ndarja e çmimeve të Panairi të 19-të sipas njoftimit do të behet të dielën e ardhshme paradite në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në mjediset e Kalasë së Ulqinit.