Nënshkruhet kontratë e re kolektive në mes të Telekomit dhe Sindikatës së Punëtorëve

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata e re kolektive me Sindikatën e punëtorëve të Telekomit.

Sipas Istrefit, kjo kontratë kolektive është përpiluar në përputhje me kontratën nacionale dhe përcakton në mënyrë të qartë marrëdhëniet mes Telekomit dhe punonjësve, si dhe ngritë ndjenjën e sigurisë, respektit dhe përgjegjësisë në punë.

“Nënshkrimi i kësaj kontrate gjithashtu krijon kanal të ri komunikimi, mundëson pjesëmarrjen e punonjësve në vendimmarrje dhe njëherësh dëshmon se Telekomi i Kosovës, përveç zhvillimit të aktiviteteve të zakonshme biznesore, gjithashtu i kushton rëndësi të veçantë raportit me punonjësit e vet”, ka shkruar Istrefi në “Facebook”.

Në nënshkrimin e kësaj kontrate  ishte i pranishëm edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj.