Foto: Komuna e Suharekës

Në Suharekë, Aparat Elektronik Hyrje- Daljet Punëtorëve Shëndetësorë

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë është vendosur aparati për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të punëtorëve.

Sipas njoftimit të komunës, tani e tutje punëtorët sa herë vijnë dhe dalin nga puna do të regjistrohen përmes aparatit elektronik të kartelave personale.

Me rastin e fillimit të kësaj metode  në QKMF ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Bali Muharremaj, i cili u zotua se për katër vite do të ndryshohet shëndetësia në komunën e Suharekës.

“Rezultatet e para veç po i vëreni me funksionalizimin e ambulantave në Reçan dhe në Bllacë, së shpejti edhe në Sallagrazhdë, pastaj funksionalizimin e laboratorëve si dhe vitin tjetër do te fillojmë me funksionalizu edhe repartin për hemodializë” u shpreh Muharremaj.