Tritoli i sekuestruar nga Policia Shqiptare - Foto: Facebook

Në Sarandë Sekuestrohen 6 Kilogramë Tritol

Policia e Shqipërisë ka sekuestruar 15 kallëpe tritol, me peshë 400 gramë secili, gjithsej 6 kilogramë.

Tritoli u gjet i fshehur në një thes mes disa shkëmbinjve dhe shkurreve në kodrën mbi lagjen ”Baba Rexhepi” të Sarandës.

Lënda shpërthyese u gjet pas kontrollit të imtësishëm të zonës të kryer nga Policia pas informacioneve të marra në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit po punon lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.