Në Prizren nis edicioni i 15-të i Festivalit të Stripit dhe Karikaturës

 

Nga data 12 deri më 14 tetor, Prizrenit do të jetë nikoqir i edicionit të 15të të festivalit ndërkombëtar të Stripit dhe Karikaturës.

Edicioni i 15-të i këtij festivali do të organizohet me temën “ Libri dhe Teknologjia”.

Këtë vit do të marrin pjesë 571 artistë nga 47 shtete dhe me mbi 3700 punime të stripit dhe karikaturës.

Artistët kanë aplikuar online dhe përmes vlerësimit që është bërë, vendin e parë e ka fituar artisti nga Indonezia, Jitet Kustana, vendin e dytë artisti nga Irani, Ali Ghanaat dhe vendin e tretë artistja nga Turqia, Hilal Ozcan.

Përveç tri çmimeve të para edhe trembëdhjetë artistë të tjerë janë vlerësuar me çmime të jurisë.

Hapja e ekspozitës do të bëhet të shtunën, më 13 tetor në “Hamamin” e  Gazi Mehmet Pashës, në ora 19:30.