Ilustrim

Në Polac të Skenderajt gjuan me armë në festën familjare dhe arratiset

Një revole e tipit “Zoraki” është konfiskuar dje në fshatin Polac të Skenderajt.

Kjo armë sipas policisë dyshohet të jetë përdorur nga një person i dyshuar i cili kishte shtënë me të  gjatë një ahengu familjar.

Policia ka njoftuar se njësitet policore në vendin e ngjarjes në cilësinë e provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar shtatë gëzhoja të armës së zjarrit, dhe arma e cila është konfiskuar nga familjarët e të dyshuarit.

Të dyshuarit i është lënë ftesë që të paraqitet në stacionin policor, pasi që i njëjti nuk është takuar në shtëpi.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.