Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Shkuan në aheng për të festuar, hajnat ua thyejnë veturën dhe i vjedhin çantën

Një burrë dhe një grua në Prishtinë të enjten rreth orës 22:30 kanë raportuar se derisa kishin qenë në një aheng familjar në një restorant, persona të panjohur u kanë thyer veturën (me targa të huaja) dhe kanë vjedhur një çantë krahu, në të cilën sipas ankuesve, kishte stoli ari dhe dokumente personale.

Policia njofton se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Rasti po trajtohet si ‘Vjedhje e rëndë’.