Ilustrim

Publikoi videon në rrjete sociale duke gjuajtur me armë, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Policia e Kosovës ka identifikuar një person në Gjilan, pasi i njëjti ishte parë në një video në rrjetet sociale duke gjuajtur me armë në një aheng familjar.

Organet e rendit nga i dyshuari kanë konfiskuar një revole me karikator.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.