Aksident komunikacioni - Foto: Arkiva

Ndeshet me Automjetin e KFOR-it

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur dje në mëngjes në fshatin Zatriq të Rahovecit.

Sipas Policisë, shoferi duke lëvizur me veturë dyshohet se  nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur automjetin e KFOR-it.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe dy persona që gjendeshin me të në veturë, një mashkull dhe një femër, dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.