Foto: RTV 21

Nderime të Larta Shtetërore për Zaevin në Shqipëri

Në Pogradec ka filluar takimi ndërqeveritar mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë.

Pas mbërritjes së dy kabineteve qeveritare në Pogradec është zhvilluar edhe ceremoniali zyrtar i mirëseardhjes për nder të kryeministrit Zoran Zaev dhe Këshillit të Ministrave të Maqedonisë.

Ndryshe, në fokus të takimit do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit të shtuar në fushën e infrastrukturës, ndërtimi i korridorit 8, intensifikimi i shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve si dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë./21Media