Ndalohet ish-Gjenerali i Ushtrisë Serbe

Lajmin e ndalimit të Bojaniqit e konfirmoi për KALLXO.com Policia e Kosovës. Këta të fundit sqaruan se ish-gjenerali është ndaluar për kalim ilegal të kufirit.

“Rasti është hapur për kalim ilegal të kufirit i njëjtë është shoqëruar në stacion të policisë është intervistuar edhe me urdhër të prokurorit është ndaluar,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Për këtë ndalim të shtetasit serb së pari reagoi Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), duke e lidhur ish-gjeneralin me krime gjatë luftës në Kosovë.

“Gjenerali i ushtrisë serbe Milovan Bojoviq është në ndalim policor dhe ka dyshime se ka përgjegjësi për krime kundër civilëve të paarmatosur shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998 – 1999,” tha për KALLXO.com Shala.

Megjithatë, në njoftimin zyrtar të policisë është sqaruar se ndaj Bojoviq nuk ka ndonjë rast të hapur për krime lufte.