Ndalohet boshnjaku derisa kalonte kufirin ilegalisht me 30 paketa me filtër të cigareve

Në rrugën lokale, Tresava – Belucë në Leposaviq, është raportuar se nga policia është ndaluar vetura me tabela të Serbisë, me vozitës boshnjak/shtetas i Serbisë, e cila kishte ngarkesë  prej 30 paketave me filtër të cigareve pa dokumentacion.

Më vendimin e prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.

Kurse automjeti me ngarkesën e dyshuar është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë.

Sipas policisë rasti mbetet të hetohet.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, sipas raportit të policisë.