Takimi i Kryeministrit Mustafa me veteranët | Foto: Zyra e Kryeministrit

Mustafa Takohet me Veteranët

Në takim me përfaqësues të veteranëve, sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Mustafën e shoqëruan zëvendëskryeministri i parë Hajredin Kuçi dhe ministri i Punës e Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, ndërsa u bisedua për pensionet  e atyre që luftuan në vitet 1998-1999.

“Gjatë takimit është biseduar në veçanti për adresimin e çështjes së pensioneve për veteranët luftëtarë, me ç’rast ka ekzistuar mirëkuptimi i dyanshëm për nevojën që kjo çështje të zgjidhet duke pas parasysh mundësitë buxhetore, domosdoshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe duke pasur konsideratë të plotë për nevojat e veteranëve të luftës,” thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Dje Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ndau nga rezervat shtetërore më shumë se 1.6 milionë euro për pagesën e pensioneve të veteranëve për muajin shtator.

http://kallxo.com/mbi-1-6-milion-euro-per-veteranet-e-vertete/

Aktualisht pension të veteranëve janë duke marrë 28 mijë e 31 ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Komunikata e Kryeministrisë njoftoi se gjatë takimit të Mustafës me kreun e veteranëve Smajl Elezin dominoi “qëndrimi se duhet të gjendet zgjidhje për problemin e listave të veteranëve, duke përfshirë klasifikimin e tyre si dhe u shpreh angazhimi i përbashkët për gjetjen e një zgjidhje afatgjatë, në kohë reale të kësaj çështjeje”.

Kryeministri Mustafa në qershor të këtij viti, por edhe më pas vazhdimisht tha se numri i veteranëve i dalë nga verifikimet e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit dhe Veteranit te UÇK së i ka tejkaluar të gjitha parashikimet.

http://kallxo.com/kosova-e-46-mije-veteraneve/