Arkiv: Aksidenti i motoçikletës - Foto: KALLXO.com

Motoçiklisti goditet nga vetura në Prishtinë

Një motoçiklist ka marrë lëndime pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Migjeni” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agon Borovci.

Sipas Borovcit në aksidentin i cili ka ndodhur rreth orës 14:30, janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.

“Si pasojë e aksidentit, ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, tha Borovci për KALLXO.com.

Ai shtoi se policia ka dal në vendin e ngjarjes  dhe me rastin po merren njësiti i trafikut.