Moti i vranët, vende - vende me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale gjatë ditës së  martë  do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius. Në fushat barike kemi rënie, por sërish vlerat e saj mbeten mbi vlerat e normales për 2-4 milibar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK.