Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot i vranët, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit gjatë ditës së sotme (15.05.2024) do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes që në disa vende do të sjellin reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri në 19 gradë Celsius.