Moti i freskët, në lugina edhe mjegull

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i freskët, kurse në mëngjes në lugina edhe me mjegull.

Gjatë ditës, moti do të jetë kryesisht me diell dhe më i ngrohtë, por ende i freskët për këtë kohë të vitit, e herë pas here me vranësira lokale.

Temperatura minimale prej 8 deri në 14°C, kurse ajo më e larta e ditës nga 21°C në jug deri në 26°C në veri të vendit.

Të premten do të jetë mot mesatarisht i vrenjtur dhe temperatura maksimale do të jetë nga 24 në 28°C.

Për fundjavën dhe në fillim të javës tjetër, pritet që moti të ndryshojë – me vranësira, herë pas here me shi dhe me stuhi.

Temperatura maksimale do të jetë nga 23 në 27°C./21Media