Ilustrim

Mjete Shpërthyese në Tri Lokacione

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka lokalizuar tri mjete të dyshimta shpërthyese në tri lokacione në Kosovë.

Në tri raste të ndara në orët e pasdites, qytetarë të ndryshëm kanë raportuar gjetjen e mjeteve shpërthyese me ç’rast policia ka intervenuar.

Në fshatin Rimanishtë të Prishtinës një burrë ka njoftur për gjetjen e mjetit i cili është tërhequr më pas nga njësitet e Forcave të Sigurisë së Kosovës pa ndonjë incident.

Po ashtu në Kishnicë të komunës së Graçanicës raporti erdhi nga një burrë  dhe zona e dyshuar është siguruar për të vazhduar me trajtimin e mjetit shpërthyes.

Në anën tjetër në fshatin Fshaj të Gjakovës policia u njoftua nga një shtetas gjerman që kishte vërejtur mjetin shpërthyes në lumin Drini i Bardhë. Edhe në këtë rast FSK ka bërë asgjësimin e mjetit pa incidente.