Mjete shpërthyese/ Ilustrim.

Prizren, gjenden tri granata dore dhe rreth 2 mijë fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar për mjete të dyshuara shpërthyese në Prizren.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse të FSK-së të cilët kanë aktivizuar një granatë dore dhe kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes tri granata dore dhe rreth dy mijë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:50.