Ilustrim

Gjenden dy mjete shpërthyese në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në mëngjes ka pranuar një ankesë nga një person, i cili kishte hasur në mjete shpërthyese.

Sipas njoftimit, ankuesi ka thënë se ka hasur në dy mjete të tilla, të tipit D-4.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Strellc të Epërm të Deçanit, më 11 tetor 2022, rreth orës 08:14.

Tutje Policia ka thënë se njësia për deminim ka bërë tërheqjen e mjeteve dhe se rasti është duke u hetuar.