Qeni që po ndihmon heqjen e minave në veri të Kievit

Patron, një qen i moshës dy vjet e gjysmë, ka punuar shumë për të ndihmuar në heqjen e mjeteve shpërthyese të lëna pas nga trupat ruse.

Patron, qen i racës Jack Russell aktualisht po punon në rajonin e Chernihiv, në veri të Kievit dhe deri më tani ka ndihmuar në heqjen e qindra mjeteve shpërthyese, raporton BBC.

Ai e ka filluar këtë profesion qysh kur ka qenë vetëm gjashtë muaj.

Patroni është punësuar nga Shërbimi i Emergjencave të Ukrainës.

Atij i pëlqen shumë djathi dhe përkëdheljet në pjesën e barkut.