Foto-ilustrim

Gjenden mjete shpërthyese në biznesin e Andi Pajazitit

Në mbrëmjen e së martës në Policinë e Kosovës është raportuar se janë gjetur dy qese, në të cilat dyshohej të kishte mjete shpërthyese.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në autosallonin “MK”, i cili figuron të jetë biznesi i Andi Pajazitit dhe vëllait të tij.

Përmes një njoftimi Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një bombë të improvizuar, me detonator dhe telekomandë, të cilat janë tërhequr nga njësiti për çminim.

Kujtojmë se Andi Pajaziti tash e pesë muaj ndodhet në paraburgim si i dyshuar për rastin e vrasjes në lokalin “Bon Vivant” që ndodhi në gusht të vitit që lamë pas.

Kallxo.com ka kontaktuar me persona të biznesit në fjalë por ata refuzuan të prononcoheshin.

“Jo, faleminderit nuk pranojmë intervista” – ishte përgjigjja që ata dhanë.