Mitrovicë - Kanoset në Facebook, intervistohet personi që i bëri 'like' postimit

Një qytetar serb nga Mitrovica ka raportuar në polici se është kanosur përmes rrjetit social Facebook, dje rreth orës 11:30.

Ankuesi ka thënë se është kanosur nga një i dyshuar i panjohur, përmes një postimi në llogarinë e tij të rrjetit social.

Lidhur me këtë rast është intervistuar një person i dyshuar i cili në Facebook ka “pëlqyer” kanosjen.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuar lirohet.