Foto: Ilustrim

Mitrovicë, arrestohet për vjedhje të projektorëve në shkollë

Në Mitrovicë është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të projektorëve dhe pajisjeve të tjera shkollore në një shkollë në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Jugore, Avni Zahiti, ka thënë se pas një hetimi intensiv hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

“Arrestimi i të dyshuarit F. H., 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara për kryerje të veprës penale që ishte raportuar një ditë më parë në një shkollë në Mitrovicë, ku cak i kësaj vjedhje ishin projektorë dhe pajisje të ndryshme shkollore”, ka deklaruar Zahiti.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.