Shiritat e KEK-ut në Obiliq - Foto: KALLXO.com

Miratohet Ligji për Obiliqin

Pas miratimit të Ligjit për Obiliqin gjatë mbledhjes së sotme të Kuvendit, kryetari i kësaj komune Xhafer Gashi uroi qytetarët, duke shpjeguar që janë dashur tre vjet përkushtim për të bindur aktorët përgjegjës në institucionet e nivelit qendror për rëndësinë e këtij ligji.

Ai falënderoi deputetët që kanë votuar për dhe  subjektin politik Lëvizja për Bashkim që kanë qenë iniciues dhe hartues të këtij ligji.

“I shndërruar në ligj tashmë, ky akt, do t’u ofrojë qytetarëve të Obiliqit perspektivë më të mirë si në zhvillim e punësim, po ashtu në ambient, arsim e shëndetësi,” shkroi Xhafer Gashi në Facebook.

Pas miratimit, qytetarët e kësaj komune i uroi edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Qytetarët e zonës së rrezikuar atje kanë vuajtur shumë, për shkak të dëmeve nga eksploatimi i thëngjillit. Tash, atyre do t’u ofrohen shërbime shëndetësore shtesë, energji elektrike me kuotë të ulët dhe kompensim financiar për problemet që u shkaktohen,” shkroi Veseli po në Facebook.

Me këtë ligj Obiliqi do të ketë trajtim të veçantë si komunë e rrezikuar nga ndotjet. Në këtë qytet konsiderohet se ka 30 deri 40 për qind më shumë të sëmurë të organeve të rrugëve të frymëmarrjes, në raport me pjesët tjera të Kosovës.

Ana e Errët e Bankës Botërore

Pëveç ndotjes, në Obiliq problem shkakton edhe zhvendosja e banorëve që jetojnë mbi zonat e pasura me qymyr.

Në tetor të këtij viti Emisioni “Jeta në Kosovë” iu kushtua shpronësimeve dhe largimeve të banorëve të fshatit Hade të Obiliqit nga tokat mbi qymyr.

Një shkrim i Jeta Xharrës dhe Karl Mathiesen-it për ankesat e banorëve në lidhje me zhvendosjen nga Hadja u botua edhe në The Guardian dhe Climate Home.

Banka Botërore Shkeli Rregullat e Veta në Hade

Dosja e shkrimeve për ankesat e banorëve të Hades në KALLXO.com.