Komuna e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Miratohet Këmbimi i Pronave Komunale me Prona Private

Asambleja Komunale e Prishtinës ka kaluar 3 propozimet për këmbimin e pronave të paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme të disa pronarëve.

Këto tri pika të rendit të ditës në fillim të mbledhjes së Asamblesë ngjallën debate.

Kështu që, me 30 vota për, 3 kundër dhe 1 abstenim është votuar propozim-vendimi për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të pronares Lumnije Latifi.

Me 33 vota për, 3 kundër, 1 abstenim është votuar propozim-vendimi për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të pronarëve Luan Hoxha dhe Armend Hoxha.

Me 32 vota për, 3 kundër dhe 2 abstenime është votuar propozim-vendimi për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të pronarëve Enver Aliu dhe Xhemajl Krasniqi.

http://kallxo.com/kembimet-e-pronave-shkaktojne-diskutime-ne-kuvendin-e-prishtines/

Këmbimi i pronave komunale me pronat private ngjalli debate në mbledhjen e sotme të Asamblesë Komunale të Prishtinës.