Rama e asamblistët e LDK-së të pranishëm në seancën për anulim të këmbimit të pronave në Badovc - VIDEO

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga partneri i saj qeverisës PDK dhe partia opozitare LVV për anulim të vendimit të datës 21 dhjetor 2023 për këmbim të pronave në zonën e mbrojtur në Badovc me prona në lagjen ‘Prishtina e Re’.

Përpos tij, të pranishëm janë edhe nënkryetari Alban Zogaj, nënkryetarja Jehona Lushaku, drejtorët komunalë si dhe asamblsitë nga radhët e LDK-së.  

Këmbimi i kësaj prone ishte një prej arsyeve pse partneri i koalicionit PDK bojkotoi 3 seanca me radhë të Kuvendit Komunal nën arsyetimin se nuk po u jepej hapësirë për kontribut në hartimin e pikave të rendit të ditës.

Madje, përmes një konference për media deklaruan se në asnjë mënryë nuk do përkrahin këmbimin e pronave në Badovc.

Derisa, i pari i kryeqytetit ka deklaruar se procesi i këmbimit të kësaj prone ka nisur në kohën e ish-kryetarit Shpend Ahemti dhe se tani po akzuohet pa të drejtë.

Derisa, gjatë javës së shkuar shkarkoi nga pozita nënkryetaren nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu dhe tashmë ish drejtorin e shërbimeve publike, Ilirik Musliu po ashtu nga PDK, nën arsyetimin se nuk kishin kryer punë në përmirësim të gjendjes me mbeturina e digjitalizim.

Gjykata e Prishtinës përmes një aktvendimi të nxjerrë më 2 shkurt 2024 e ka aprovuar kërkesën e Institutit të Kosovës për Drejtësi për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për këmbimin e pronës komunale në “Prishtina e Re” me pronat në Badovc.