Foto: Ilustrim

Ministria e Financave Gëzon Shërbyesit Civilë për Ditën e Flamurit

Lajmi është dhënë nga Ministria e Financave.

“Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit civilë dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, se sot është bërë  ekzekutimi i pagave për muajin nëntor. Ekzekutimi i pagave për muajin nëntor është bërë disa ditë më herët për nder të festës së  28 Nëntorit, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.

Kjo ministri e ka shfrytëzuar dhënien e pagave për t’ua uruar qytetarëve 28 Nëntorin.

“Ministria e Financave Ju uron gjithë shqiptarëve  festën e 28 Nëntorit, 103 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar”, thuhet në njoftim.