Ministria e Financave: Asnjë subjekt prodhues nuk është bllokuar

Ministria e Financave ka reaguar pas deklarimeve te OAK se Ministri i Financave Bedri Hamza, ka bllokuar prodhuesit vendor.

Përmes një komunikate Ministria e Financave ka sqaruar se asnjë projekt prodhues nuk është bllokuar.

“Të gjitha subjektet prodhuese edhe pse kanë qenë të ftuara që të aplikojnë gjatë muajit dhjetor 2018, para se të skadojnë afatet ligjore për Autorizime me datën 31.12.2018, të gjitha kanë aplikuar këtë javë, pas festave të fundvitit pra në fillim të këtij viti.”, njofton ministria.

Ministria tutje ka sqaruar se janë duke punuar me kapacitete të shtuara për të lëshuar Autorizime, të cilat janë duke u shqyrtuar me kohën më të shpejtë të mundshme, sipas renditjes që kanë aplikuar.

“Deklarimet e OAK-së se Ministri Hamza i ka bllokuar prodhuesit nuk janë të drejta dhe të sinqerta, kur dihet se që nga dita e parë e marrjes së mandatit  të ministrit të Financave objektivë strategjike e tij është që ta ndihmojë dhe ta përkrahë prodhimin vendor”, thuhet në reagim.

Sipas Ministrisë së Financave,deklarimet e tilla të OAK-së nuk janë të sinqerta dhe të drejta, kur sot të gjithë prodhuesit tani më i kanë prekur rezultatet e politikave fiskale që janë bërë deri më sot.

“Pavarësisht këtyre deklarimeve, Ministria e Financave do të vazhdojë ta përkrahë dhe mbështes prodhimin vendor me reforma në të mirë të prodhuesëve në vendin tonë.

KALLXO.com raportoi më herët për akuzat e Odës së Afarizmit të Kosovës për ministrin Bedri Hamza.

https://kallxo.com/oda-e-afarizmit-akuzon-ministrin-se-po-bllokon-prodhimin-vendor/