Ministri serb e quan fitore të madhe diplomatike vizitën e Vuçiqit në Kosovë

Para vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin tha se situata është shumë komplekse për të përcjellë atë që po ndodh në terren. Siç tha ai, rreziqet janë rritur, por theksoi se kjo vizitë është një fitore e madhe ndërkombëtare e presidentit Vuçiq.

Vulin vlerësoi se vizita e Vuçiqit në Kosovë është tregues se Serbia është bërë një faktor i barabartë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Duke komentuar se autoritetet e Prishtinës pas ndërhyrjes së Washingtonit dhe Bashkimit Evropian, ndryshuan vendimin për të ndaluar presidentin Vuçiq në Ujman, Vulin tha se vizita ishte një fitore e madhe ndërkombëtare e presidentit Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Vuçiq do të vijë në Kosovë sot në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok.