Rruga e shembur - Foto: Facebook/PalLekaj

Ministri Pal Lekaj njofton për shembjen e një rruge

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka paralajmëruar qytetarët që udhëtojnë në rrugën që lidhë Zubin Potokun me fshatin Dren që të gjejnë rrugë alternative sepse ajo rrugë është shembur si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Ministri Lekaj ka thënë se rrëshqitja e tokës ka ndodhur sot në orët e pasdites.

“Fillimisht për të rritur sigurinë për pjesëmarrësit në komunikacion, është sinjalizuar vendi me shenjat që paralajmërojnë rrezikun, ndërsa kompania ka filluar të marr masat për sanimin e rrëshqitjes, dhe kthimin e normalitetit në ketë segment rrugor.”, ka shkruar Lekaj.