Skender Hyseni, Ministër i Punëve të Brendshme I Foto: Kallxo.com

Ministri Hyseni Flet për Blerjen e Helikopterëve për Policinë

Në seancën e sotme të Kuvendit, ministri Hyseni iu përgjigj një pyetjeje të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu rreth kësaj çështjeje.

Deputetja tha se policia tashmë ka kapacitete për të poseduar helikopterë për kryerjen e detyrave operacionale.

“Kryeministri në konsultim me ministrat e resorëve të sigurisë ka krijuar një grup që është duke ndërtuar elaboratin për pajisje të institucioneve me helikopterë. Është e domosdoshme prandaj do të gjendet edhe buxheti. Kjo do të kryhet brenda një afati sa më të shkurtë. Jemi duke punuar që kjo punë të kryhet sa më shpejt”, tha ministri Skënder Hyseni.