Gjykata Themelore në Prishtinë - Foto: KALLXO.com

Millan Millovanoviq Dënohet për Përvetësim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Millan Millovanoviq për veprën penale të përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës dhe e ka dënuar me një vit e gjysmë burg me kusht.

Aktgjykimi është shpallur pasi që i akuzuari e kishte pranuar fajësinë në seancën fillestare.

Dënimi nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër penale brenda 3 viteve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kryetarja e trupit gjykues për shpenzime të procedurës të akuzuarin e obligoi që të paguajë shumë paushalle prej 50 euro, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Ish-Prokuroria Komunale në Prishtinë ka ngritur aktakuzë më 20 maj 2011 kundër Millan Millovanoviqit duke a akuzuar se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme duke shfrytëzuar pozitën e zyrtarit financiar në organizatën joqeveritare “Nasha Kuqa”.

Sipas aktakuzës, Millovanoviq ka përvetësuar katër kompjuterë, një shumëzues letre, një faks, një telefon fiks, një stufë dhe një gjenerator, si dhe ka tërhequr shumën e të hollave prej 2,647 euro dhe nuk i ka çuar në destinacionin e duhur por i ka përvetësuar.