Mësohet vendi i ardhshëm ballkanik ku do të mbahet samiti i Brdo-Brijunit

Liderët ballkanikë janë mbledhur sot në Tiranë në samitin nga i ashtuquajturi procesi i Brdo-Brijunit.

Takimin e sivjetshëm që po mbahet në Ditën e Europës, e hapi Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai tha se “organizimi i këtij samiti në Ditën e Eurpës është mesazh i përbashkët për orientimin e qartë euro-atlantik të rajonit tonë”.

“U fokusuam në domosdoshmërinë e zgjiedhjen së çështjeve të mbetura pezull mes vendeve të rajonit Konkluzionet evidentuan arritjet e vendeve të rajonit”, tha Meta.

Ai po ashtu tregoi se liderët randë dakord që samiti i ardhshëm të mbahet në Slloveni.

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Tiranë për procesin e Brdo-Brijun. Përveç presidentëve të shteteve, të ftuar nderi janë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, me prezencë të shefes për politikë të jashtme, Federica Mogherini.

Mëngjesin e së enjtes delegacionet kanë arritur në hotelin ku do të mbahet samiti, që nikoqir sivjet është presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Përveç Metës, mysafirët u pritën edhe nga themeluesit e kësaj nisme, presidentja kroate Kolinda Grabar Kitarovic dhe presidenti slloven Borut Pahor. Aty shtrënguan duart dhe realizuan fotografitë ceremoniale.