Angela Merkel, Horst Seehofer dhe Martin Schulz. Foto: DW

Merkel e Schulz, Afër Marrëveshjes për ‘Koalicion të Madh’ në Gjermani

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha sot se bisedimet në Berlin ndërmjet konservatorëve dhe rivalëve social demokratë do të avancojnë në negociata për koalicion, ndërsa Martin Schulz i SPD-së tha se do të kërkojë nga partia e tij që të vazhdojë negociatat, raporton Deutche Ëelle.

Merkel bashkë me Horst Seehofer të Bavarisë dhe social demokratin Schulz kanë rekomanduar hapjen formale të fazës së ardhshme të negociatave për një “koalicion të madh” të mundshëm.

Merkel u tha gazetarëve në Berlin se pjesëmarrësit në bisedimet eksploruese- të cilat po zhvillohen që nga e diela- kanë tejkaluar rezervat që i kanë pasur.

Schulz tha se të 13 negociatorët social demokratë e kanë mbështetur marrëveshjen paraprake. Janë arritur “rezultate të shkëlqyeshme”, tha ai.

Konferenca e përbashkët për shtyp e mbajtur të premten u mbajt në selinë kryesore të SPD-së.

Drafti i dokumentit të politikave- i hartuar nga ndërmjetësit potencialë të koalicionit që u takuan gjatë natës së mbrëmshme në selinë e SPD-së në Berlin- përmban 28 faqe, raporton DPA.

Koalicioni eventual do t’i japë fund një qorrsokaku politik pas zgjedhjeve të 24 shtatorit në të cilat koalicioni i drejtuar nga Angela Merkel fitoi më së shumti vota por pa mundur ta arrijë shumicën në Bundestag.