Mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës - Foto: KPK

Merita Bina-Rugova anëtare e re e Këshillit Prokurorial

Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Merita Bina-Rugova është zgjedhur anëtare e re e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Bina-Rugova u zgjodh anëtare në KPK pas dorëheqjes së ish-kryesuesit Blerim Isufaj nga kjo pozitë.

https://kallxo.com/pas-doreheqjes-se-blerim-isufajt-kpk-shpall-konkurs-per-zevendesimin-e-tij/

Kryetari i komisionit për zgjedhjen e anëtarit të KPK-së, Arben Ismaili, tha se procesi i zgjedhjes së anëtares Bina-Rugova ishte në rregull.

“Komisioni zgjedhor me 25 mars 2019, ka mbajtur procesin e votimit ku pos 3 anëtareve të komisionit ishin të pranishëm edhe anëtarë të Ambasadës amerikane, ne kemi zhvilluar procesin e votimit, ku kanë marrë pjesë të gjithë prokurorët. Në rundin e parë nuk kanë fituar asnjë nga 4 kandidatët, në rundin e dytë me 8 vota ka fituar Merita, karshi Naim Abazit që ka marrë 7 vota”, tha Ismaili.

Pas kësaj anëtarja e re e KPK-së dha betimin para anëtareve të tjerë të Këshillit Prokurorial.