Mensur Safciu - Foto- Atdhe Mulla

Mensur Safqiu mohon se u arrestua

Aktori Mensur Safqiu mohoi raportimet e mediave se është arreshtuar.

Ai tha se është duke xhiruar film.

Një video ka qarkulluar në media ku shihet se aktori kosovar, Mensur Safqiu  është duke u arrestuar nga policia.

KALLXO.com ka kontaktuar vetë aktorin për të sqaruar videon.

“Çfarë arrestimi more. Unë jam duke xhiruar film. Kemi qenë duke xhiruar, unë jam me polic tani. Mos të bijnë në lajthitje njerëzit”, tha aktori për KALLXO.com.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me policinë por ende nuk ka marrë ndonjë informacion.