Më 5 qershor në Prishtinë nis Panairi i 21-të i Librit ‘Prishtina 2019’

Panairi i 21-të i librit do të mbahet nga data 5-9 qershor 2019 në ambientet e Pallatit të Rinisë dhe organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, ShBK-ja njofton se ceremonia e hapjes do të bëhet më 5 qershor, në orën 12:00, ndërsa pritet të marrin rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Gjatë këtij edicioni pritet që të ekspozohen rreth 1500-1700 tituj të rinj nga botues të ndryshëm, por, nuk do të mungojnë edhe shkrimtarë të huaj dhe shqiptarë që do të jenë të ftuar gjatë këtij panairi.

“I ftuar do të jetë edhe shkrimtarin Juan Asensio nga Franca. Ndërsa do të jenë dikur rreth 40 promovime dhe aktivitete tjera që do të mbahen në kuadër të Panairit të sivjetëm të librit”, ka thënë Edon Zeneli, kryetar i ShBK-së, në një prononcim për Kallxo.com.

Edhe këtë vit nga organizatorët pritet që Panairin ta vizitojnë rreth 40,000.00 vizitorë, duke përfshitë studentët, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9:00 – 20:00, hyrja do të jetë gratis, ndërsa do të mbyllet më 9 qershor, në orën 19:00.