Deputeti Azem Syla në Polici - Foto: KALLXO.com

I Mbyllur Hetimi Special për Azem Sylën

Mbylljen e seancës e kërkoi prokurori Danilo Cecarelli me arsyetimin se procesi ende është në fazë hetimore.

 

52 persona, mes tyre edhe Azem Syla, deputet i PDK-së dhe Nuhi Uka, i cili ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë dyshohen për tjetërsim të ish-pronave shoqërore.

Sylës dhe Ukës para disa ditësh u është vazhduar paraburgimi edhe për nga tre muaj nga gjyqtarja e procedurës paraprake në Prishtinë.

Azem Syla, Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla dhe Lubisha Vujoviq ishin arrestuar në fund të prillit të këtij viti pas një aksioni të gjerë të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Prokuroria pretendon se të dyshuarit kanë tjetërsuar prona shtetërore në mënyrë joligjore në regjionin e Llapnasellës, për çka të gjithë të dyshuarit janë deklaruar të pafajshëm.

“Drejtësia në Kosovë” kishte sjellë xhirime ekskluzive nga arrestimi i të dyshuarve.

https://www.youtube.com/watch?v=jkG5AkwMFO0