Magjistralja Kaçanik - Hani i Elezit e bllokuar - Foto: KALLXO.com

Mbyllet përkohësisht rruga Kaçanik-Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për shkak të disa ndërtimeve do të mbyllet përkohësisht rruga Kaçanik-Hani i Elezit.

Sipas një komunikate për media kjo mbyllje do të zgjasë nga 15 shkurti deri më 22 shkurt nga ora 13:00  – 15:30.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë pubilke, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit sipas datave dhe orareve të mëposhtme: 15-22 shkurt 2019, mbyllje e pjesërishme 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30 Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, është thënë në komunikatë.