Ilustrim

Shpejt pritet të dalin të gjithë minatorët e bllokuar në minierën e Trepçës

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, për KALLXO.com ka thënë se për pak minuta do të nxirren edhe 10 minatorët e bllokuar në Minierën e Stantërgut.

“18 orë kanë qenë të bllokuar rreth 40 minatorë, për momentin gjenden edhe 10, pjesa tjetër kanë dalë. Jemi në proces të nxjerrjes, mendoj për 30 minuta dalin të gjithë” – tha Januzi.

Rreth 40 minatorë kanë mbetur të bllokuar që nga orët e hershme të mëngjesit për shkak se një ashensor është prishur.

Kjo situatë ka bërë që minatorët të mos arrijnë të dalin.

KALLXO.com raportoi se tetë nga rreth 40 të bllokuarit kanë arritur që të largohen nga dalja e dytë.

Edhe të tjerët do të nisin që të dalin në të njëjtën mënyrë.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi gjatë një bisede me KALLXO.com ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të minatorëve të cilët kanë mbetur të bllokuar që nga orët e hershme të mëngjesit.

“Gjendja e tyre është stabile por janë pak të shqetësuar”- ka thënë Jonuzi deri sa shtoi se kjo situatë tashmë po përsëritet që disa herë.

“Këto gjëra po ndodhin pak si shpesh”- tha Jonuzi

Kryetari i Sindikatës: Minatorët janë të shqetësuar, bllokimi po ndodh shpesh