
Ilustrim
Shtërpcë, policia jep detaje për të dyshuarit që bllokuan rrugën
27.4.2023 - 11:22
Disa persona janë shoqëruar në policisë pasi kanë bllokuar një rrugën kryesore në Shtërpcë, duke shkaktuar rrezik në trafikun publik.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë ka marrë informacione se persona të dyshuar kanë bllokuar rrugën.
Në vendin e ngjarjes , njësitet policore kanë hasur në disa persona të dyshuar.
“Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor së bashku me prindërit e tyre dhe me vendim të prokurorit janë intervistuar në prezencë te avokatit”-thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, rasti është në procedurë hetimore.