
Foto: Ministria e Ekonomisë
Nxirren të gjithë minatorët e bllokuar në minierën e Stantërgut
Pas disa orë të bllokuar, të gjithë minatorët kanë dalë nga miniera e Stantërgut përmes ashensorit alternativ, ndërsa inxhinierët e Trepçës po punojnë për ta rregulluar ashensorin e stafit.
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se gjendja e minatorëve është e mirë.
Këtë për KALLXO.com e konfirmoi kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi.
“Tani sapo ka përfunduar procesi i nxjerrjes së minatorëve. Fatbardhësisht qëndrojnë mirë. Për momentin është e mirë stabile. Përveç kohëzgjatjes, qëndrimit rreth 18 orë, normal që ka pas parametra shqetësues te ta, mirëpo jo diçka serioze” – tha ai.
Sot KALLXO.com raportoi se rreth 40 minatorë kanë mbetur të bllokuar që nga orët e hershme të mëngjesit për shkak të prishjes së ashensorit.
https://kallxo.com/lajm/shpejt-pritet-te-dalin-te-gjithe-minatoret-e-bllokuar-ne-minieren-e-trepces/