barrikada

Barrikada e krijuar në fshatin Rudarë, Foto: KALLXO.com

Katër policët e bllokuar në barrikada dërgohen në Leposaviq

Katër zyrtarë të Policisë së Kosovës  të cilët kanë qenë të bllokuar që nga 10 dhjetori në barrikadat e vendosura nga serbët lokal në veri të vendit, janë dërguar në Leposaviq.

Largimi i tyre është bërë dje dhe të njëjtit janë vendosur në stacionin policor në Leposaviq.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policor të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë” – ka thënë ai.

Sot po bëhen katër ditë që kur grupe të qytetarëve serbë kanë bllokuar rrugët kryesore në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok dhe në këtë mënyrë kanë pamundësuar në tërësi qarkullimin me vetura.

Dita e katërt e barrikadave në veri, situata raportohet të jetë e qetë (VIDEO)