Kryetari i Sindikatës: Minatorët janë të shqetësuar, bllokimi po ndodh shpesh

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi gjatë një bisede me KALLXO.com ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të minatorëve të cilët kanë mbetur të bllokuar që nga orët e hershme të mëngjesit.

“Gjendja e tyre është stabile por janë pak të shqetësuar”- ka thënë Jonuzi deri sa shtoi se kjo situatë tashmë po përsëritet që disa herë.

“Këto gjëra po ndodhin pak si shpesh”- vazhdon të tregoj Jonuzi.

Rreth 40 minatorë kanë mbetur të bllokuar që nga orët e hershme të mëngjesit për shkak se një ashensor është prishur.

Kjo situatë ka bërë që minatorët të mos arrijnë të dalin.

KALLXO.com raportoi se tetë nga rreth 40 të bllokuarit kanë arritur që të largohen nga dalja e dytë.

Edhe të tjerët do të nisin që të dalin në të njëjtën mënyrë.