Spitali i Pejës (Ilustrim). Foto: Kallxo.com

Mbi 30 të lënduar në aksident me autobus afër Pejës

Mbi 30 persona janë lëndua në një aksident trafiku në afërsi të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për KALLXO.com se një aksident trafiku ka ndodhur në vendin e quajtur “Dy Desh” në rrugën Pejë- Istog në anën e Podgurit.

Mësohet se në aksidnet ka qenë i përfshirë një autobus.

KALLXO.com ka mësuar se në spitalin rajonal të Pejës, 31 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga ky aksident.

KALLXO.com do t’ju informojë për detaje tjera rreth aksidentit sapo të marrë informacione të reja.