Gjykata e Apelit - Foto: KALLXO.com

Mbetet në Paraburgim i Akuzuari për Terrorizëm

“Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit pretendimet e bëra në ankesë nuk qëndrojnë, ngase bazuar në provat e mbledhura deri me tani, e të cilat janë cekur në aktvendimin e ankimuar, janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase,” thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Paraburgimi të dyshuarit me inicialet F. R. i ishte caktuar më 17 mars 2016 nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ndërsa Gjykata e Apelit e vërtetoi këtë vendim.

F. R. dyshohet për rekrutim në terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik dhe shtytje në kryerjen e veprave penale terroriste.