Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën do të vazhdojë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar në Tiranë me ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit për çështje të stabilitetit dhe sigurisë, Peter Marocco, i cili po qëndron në Shqipëri si pjesëmarrës në mëngjesin e lutjeve, i cili ka thënë se SHBA vazhdon ta mbështesë Kosovën.

Siç njofton kuvendi, ka informuar zyrtarin e lartë Amerikan për të arriturat e shtetit të Kosovës, me theks të veçantë për procesin e integrimeve euro atlantike të vendit.

“Veseli tha se Kosova po luan një rol të rëndësishëm për paqe, stabilitet dhe fqinjësi të mirë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit për çështje të stabilitetit dhe sigurisë, Peter Marocco, ka thënë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën do të vazhdojë dhe do të thellohet në të gjitha fushat.

Në fund thuhet se gjatë pjesëmarrjen në mëngjesin e lutjeve që këtë vit u organizua në Tiranë, kryeparlamentari Kadri Veseli ka pasur takime edhe me krerë të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë aktivitet.