Mbahet tryeza: Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Konkurrencës / Ku po çalon zbatimi?

INTERNEWS Kosova do të organizojë sot (e mërkurë) tryezën e diskutimit “Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Konkurrencës: Ku po çalon zbatimi?”.

Ngjarja mbahet në kuadër të projektit “Vetëdijesimi i qytetarëve mbi rëndësinë dhe përmbajtjen e MSA-së”, i përkrahur nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Tryeza mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, të mërkurën, më 30.01.2019, duke filluar nga ora 09:30.

Në këtë tryezë do të prezantohen gjetjet e INTERNEWS Kosova nga monitorimi dhe hulumtimi i çështjeve që lidhen me zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Agjendën e tryezës mund ta gjeni më poshtë:

AGJENDA

TEMA: Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Konkurrencës: Ku po çalon zbatimi?

Vendi: Hotel Sirius, Prishtinë; Koha: 30.01.2019, ora 09:30

09:30 – 09:45          Pritja dhe Regjistrimi i Pjesëmarrësve

09:45 – 09:50          Hapja e Konferencës

Kreshnik Gashi, Moderator, KALLXO.com

09:50 – 10:05          Prezantimi i gjetjeve të monitorimit dhe hulumtimit

Arbër Kadriu, Hulumtues, Zyra Ligjore, KALLXO.com

10:05 – 10:20          Endrit Shala, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë (TBC)

10:20 – 10:35          Ahmet Krasniqi,  Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

10:35 – 10:50          Berat Thaqi, Instituti GAP

10:50 – 11:30          Diskutimi me drejtorët komunalë të Inspektoratit, Agjencisë së Veterinarisë së Kosovës

11:30 – 12:30                      Diskutim i hapur

“Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”

Përkrahur nga: