Matoshi: Kërkoj nga Gjykata Themelore trajtimin me urgjencë të padisë së BIRN-it

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, në diskutimin e publik me temën “Tërheqja e Bankës Botërore nga investimet në thëngjill në Kosovë dhe gjendja aktuale e sektorit të mjedisit dhe energjisë” ka kërkuar që padia e bërë nga BIRN të trajtohet me urgjencë.

“Ministria jonë nuk është njoftuar ende zyrtarisht se na është ngritur padi për këtë rast, por sot kërkoj publikisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë të trajtohet me urgjencë padia që organizata BIRN ka bërë ndaj ministrisë, por edhe nëse gjykata nxjerrë vendim që do ta rrëzojë padinë tuaj të qëndroni mbrapa”, ka deklaruar Matoshi.

Po ashtu ai ka thënë se Ministria e Mjedisit do të mbajë përgjegjës të gjithë ndotësit e ajrit.

“Unë do të kujdesem që lidhjet të zbatohen për ruajtje të mjedisit sa të jem ministër i ambientit, kërkojmë mbështetje të gjykatave dhe do ta mbajmë në llogari edhe KEDS-in edhe secilin ndotës, sa i përket Kosovës B unë jam në dijeni që IPA fondet, 78 milionë euro, janë ndarë për ndërrimin e  filtrave dhe mendoj se kjo do të ndikojë shumë. Kosova B nuk i ka ndërruar filtrat prej vitit 1986 dhe mendoj se duhet ta marrin seriozisht këtë çështje sepse nuk janë para të Qeverisë por janë fonde të cilat na kanë dhanë dhe për çdo rast ne do të jemi përgjegjës, mendoj gjithashtu se ky projekt do të fillojë gjatë këtij viti, Pëlqimi mjedisor dhe ujor që e kemi dhënë ne nuk do të thotë se Countur Global është në rregull mund të operojë, e vërtetë që ky investitor i ka të gjitha investimet dhe ne si ministri do të jemi aty që të shohim nëse do të plotësohen të gjitha ato kushte që i ka marrë këto pëlqime”, ka shtuar Matoshi.

https://kallxo.com/birn-padit-ministrine-e-mjedisit-per-shkelje-ligjore-ne-rastin-e-termocentralit-kosova-e-re/

.